Shumë fshatarë të Anëvjosës, Qesaratit dhe Ilirasit i kanë tokat buzë lumit, ku kultivojnë kryesisht misër, grurë, patate, fasule dhe perime të tjera të stinës që i konsumojnë ekskluzivisht për vete. Teksa banori i Ilirasit tregote arat e tij që shkojnë përposhtë deri në brigjet e gjera e të zhavorrta të lumit, ai shpjegoi se për shkak të shfrytëzimit të zhavorrit prej një kompanie shqiptare ndërtimi që ndërtoi një rrugë aty pranë, fusha u përmbytën më shpesh gjatë muajve të këtij dimri, se sa përmbyteshin vitet e kaluara. Sipas banorëve, kompania e ndërtimit mori zhavorr për të ndërtuar rrugën që të çon në kufirin shqiptaro-grek, që u përfundua në vitin 2016 dhe u mbështet financiarisht nga Bashkimi Evropian.