Vjosa - Burimi

Ujëmbledhës i Vjosës

Aoos-Vjosa buron nga një lartësi prej 1235 metrash pranë fshatit Çrisovica, në rrafshnaltën Piges-Aoos në Greqinë veriore.

Rrjedh në drejtim veriperëndimor përmes terrenit relativisht malor dhe shpateve të pyllëzuara të maleve të Pindos Veriore, ku pas 80 kilometrash kalon qytetin e vogël të Konicës dhe kufirin greko-shqiptar.

Rrjedh në drejtim veriperëndimor përmes terrenit relativisht malor dhe shpateve të pyllëzuara të maleve të Pindos Veriore, ku pas 80 kilometrash kalon qytetin e vogël të Konicës dhe kufirin greko-shqiptar.

Rrjedh në drejtim veriperëndimor përmes terrenit relativisht malor dhe shpateve të pyllëzuara të maleve të Pindos Veriore, ku pas 80 kilometrash kalon qytetin e vogël të Konicës dhe kufirin greko-shqiptar.

Megjithëse pjesa më e madhe e rrjedhës së lumit kalon nëpër zonën e mbrojtur, të shpallur zyrtarisht park kombëtar dhe i njohur për gjeologjinë dhe gjeomorfologjinë e tij unike, lumi kufizohet në burim nga hidrocentrali i ndërtuar mbi të (me kapacitet të instaluar të prodhimit të energjisë elektrike prej 210 MË) mes viteve 1985 dhe 1990.

01_06

Si rezultat u formua liqeni artificial prej 9 km2, i cili shtrihet në pjesën më të madhe të rrafshnaltës Piges-Aoos.

Megjithatë, pavarësisht nga kjo ndërhyrje madhore në burimin e lumit, prodhimi i energjisë elektrike zë rreth 0.25% të prodhimit total të energjisë elektrike në vend për katër vitet e fundit (Katsulakos et al. 2019). Diga ka ulur gradualisht shpejtësinë e rrjedhës së lumit, ka rritur temperaturën e ujit dhe ka dëmtuar ajrimin dhe oksigjenimin e tij.

i rrethuar nga livadhe malore dhe pyje pishe dhe ahu, ky peizazh hidroenergjetik promovohet si vend potencial për turizmin e ecjes, duke ofruar peshkim, kalërim dhe aktivitete të tjera përveç ecjes.

E vendosur midis Parqeve Kombëtare Valia Klda dhe Vikos-Aoos, i rrethuar nga livadhe malore dhe pyje pishe dhe ahu, ky peizazh hidroenergjetik promovohet si vend potencial për turizmin e ecjes, duke ofruar peshkim, kalërim dhe aktivitete të tjera përveç ecjes.

Kjo zonë në dukje e qetë nuk promovohet vetëm për hidroturizëm, por edhe për bujqësi, madje disa sipërmarrës bujqësorë kultivojnë patate në 1100 metra lartësi. 

Për më tepër, kjo zonë e pyllëzuar miklon edhe kompanitë e drurit, që së bashku me fushat e patates e kthejnë atë në një plantacion të madh që po zhvendos gradualisht ekosistemin vendas.

Kjo zonë në dukje e qetë nuk promovohet vetëm për hidroturizëm, por edhe për bujqësi, madje disa sipërmarrës bujqësorë kultivojnë patate në 1100 metra lartësi. Për më tepër, kjo zonë e pyllëzuar miklon edhe kompanitë e drurit, që së bashku me fushat e patates e kthejnë atë në një plantacion të madh që po zhvendos gradualisht ekosistemin vendas.

Megjithatë, pavarësisht këtyre ndërhyrjeve, Aoosi vazhdon të rrjedhë nëpër Parkun Kombëtar të Pindit verior, një zonë kjo e mbrojtur dhe e njohur për vlerën unike gjeologjike dhe gjeomorfologjike, që strehon më shumë se 1800 lloje bimësh, si dhe specie të shumta kafshësh si gjitarë, zogj, zvarranikë, amfibë dhe peshq.

Pellgu i lumit Aoos karakterizohet nga tre degë kryesore: Voidomatis, Arkoudorema dhe Sarantaporo, kjo e fundit degë ndërkufitare.

Pellgu i lumit Aoos karakterizohet nga tre degë kryesore: Voidomatis, Arkoudorema dhe Sarantaporo, kjo e fundit degë ndërkufitare.

Pellgu i lumit Aoos karakterizohet nga tre degë kryesore: Voidomatis, Arkoudorema dhe Sarantaporo, kjo e fundit degë ndërkufitare.

Ai mbulon pothuajse 16% të territorit shqiptar dhe pas 272 kilometrash arrin në detin Adriatik.

Ai mbulon pothuajse 16% të territorit shqiptar dhe pas 272 kilometrash arrin në detin Adriatik.

Me përjashtim të hidrocentralit të ndërtuar në zonën e epërme të pellgut ujëmbledhës në Greqi, Vjosa konsiderohet si një nga “lumenjtë e fundit me rrjedhje të lirë”, me një nga brigjet e zhavorrit më të gjera në Evropë. Tre degët kryesore të saj Sarandoporous, Drino dhe Sushicë, kontribuojnë ndjeshëm në karakterin hidromorfologjik të saj.

Kjo e fundit i referohet niveleve të larta të transportit të sedimenteve, të cilat janë tregues të rëndësishëm të aktiviteteve morfologjike të lumenjve, si dhe janë vendimtare për ruajtjen e dinamikës së lumenjve e funksionimin e duhur të mjedisit bregdetar dhe detar (Constantine et al. 2014; Sovinc 2021).

Pjesa e mesme e Vjosës – para dhe pas bashkimit me Drinon – karakterizohet nga transporti i sedimentit, duke bërë që lumi të formojë brigje të gjera zhavorri, ndër më të gjerat në Evropë, që shtrihen rreth 2 kilometra në gjerësi pranë fshatit Kutë.

Kjo e fundit i referohet niveleve të larta të transportit të sedimenteve, të cilat janë tregues të rëndësishëm të aktiviteteve morfologjike të lumenjve, si dhe janë vendimtare për ruajtjen e dinamikës së lumenjve e funksionimin e duhur të mjedisit bregdetar dhe detar (Constantine et al. 2014; Sovinc 2021).

Këto brigje janë të pasura me bimësi, ishuj, xhepa lumorë, pellgje dhe pyje bregore, që janë adapte si vende shumimi për speciet tipike shpendësh.

Këto brigje janë të pasura me bimësi, ishuj, xhepa lumorë, pellgje dhe pyje bregore, që janë adapte si vende shumimi për speciet tipike shpendësh.

Peizazhi lumor i Vjosës strehon disa specie në rrezik zhdukjeje, mes të cilave 13 specie shtazore të kërcënuara globalisht dhe 2 specie bimore vaskulare. Rreth 117 lloje speciesh janë të regjistruara në Konventën e Bernës.

I gjithë shtrati i lumit është i rëndësishëm për disa specie migratore, si ngjala evropiane Aguilla Aguilla.

Ai po ashtu strehon dy lloje të reja peshqish, Pelasgus thesproticus (Meulenbroek et al. 2018), dhe Isoperla vjosae, larva të grupit I. tripartita (Graf, Pauls, Vitecek 2018).

Por ky biohabitat unik dhe i pasur lumor duket se nuk do të zgjasë shumë, sepse në vrull për t’u pasuruar në kurriz të lumenjve të Evropës Juglindore (EJL) apo Ballkanit, nga Sllovenia në Greqi, disa kompani transnacionale, në bashkëpunim me qeveritë lokale, po planifikojnë të ndërtojnë rreth 3000 hidrocentrale.

Por ky biohabitat unik dhe i pasur lumor është kërcënuar prej shumë vitesh nga ndërtimi i hidrocentraleve, të cilët ende janë planifikuar në disa lumenj në Shqipëri, si dhe në vëndët të tjera të Evropës Juglindore, nga Sllovenia deri Greqi.

Në përputhje me nxitimin e arit në lumenjtë e Evropës Juglindore, kompanitë ndërkombëtare në bashkëpunim me pushtetet vendore, kishin planifikuar prej disa vitesh ndërtimin e të paktën 42 hidrocentraleve në Vjosë, 34 prej të cilëve do të ndërtoheshin në degët e saj, dhe 8 në kursin e saj kryesor.

Hidrocentrali në Poçem është në fazën fillestare.

Hidrocentrali në Poçem është në fazën fillestare.

Pas dekadash alarmi të shkencëtarëve, ambientalistëve dhe organizatave joqeveritare kombëtare dhe ndërkombëtare (EcoAlbania, RiverWatch, Euronatur, Balkan River Defence) mbi ndryshime të pakthyeshme që do të linin gjurmë në mjedis dhe do të çonin në transformimin e gjithë ekosistemit, si dhe pas mbështetjes që Këshillit Evropian u dha atyre, ndërtimi i dy hidrocentraleve është ndalur aktualisht. Në vitin 2020, Ministria shqiptare e Mjedisit hodhi poshtë raportin e vlerësimit të ndikimit të hidrocentraleve në mjedis, paraqitur nga konsorciumi turko-shqiptar. Në 13. Qershor 2022 Ministria së Turizmit dhe Mjedisit dhe Patagonia u nënshkruan memorandumi për shpalljen e lumit Vjosa si park kombëtar.

Pas dekadash alarmi të shkencëtarëve, ambientalistëve dhe organizatave joqeveritare kombëtare dhe ndërkombëtare (EcoAlbania, RiverWatch, Euronatur, Balkan River Defence) mbi ndryshime të pakthyeshme që do të linin gjurmë në mjedis dhe do të çonin në transformimin e gjithë ekosistemit, si dhe pas mbështetjes që Këshillit Evropian u dha atyre, ndërtimi i dy hidrocentraleve është ndalur aktualisht. Në vitin 2020, Ministria shqiptare e Mjedisit hodhi poshtë raportin e vlerësimit të ndikimit të hidrocentraleve në mjedis, paraqitur nga konsorciumi turko-shqiptar. Në 13. Qershor 2022 Ministria së Turizmit dhe Mjedisit dhe Patagonia (kompani e sporteve në natyrë) u nënshkruan memorandumi për shpalljen e lumit Vjosa si park kombëtar.

© Adrian Guri

Aktualisht, aktivistët e mjedisit dhe OJF-t, bashkë me shkencëtarët dhe vendas, po bëjnë fushatë për shpalljen e Vjosës park kombëtar.

© Adrian Guri

Në këtë sfond, MJEDISET LUMORE ju merr me vete në një udhëtim nëpër ndryshimet dhe vazhdimësitë e panumërta të lumit Vjosë gjatë dy dekadave. Ai paraqet, hartëzon dhe shpjegon se si e kanë ndryshuar lumin ndërhyrjet infrastrukturore njerëzore të vogla dhe të mëdha dhe ndryshimet gjeofizike dhe se si janë përjetuar e jetuar ato nga njerëzit që banojnë në këtë ambjent. Duke përdorur rastin e studimit të lumit Mura, ku hidrocentralet e shumta në anën austriake kanë shkaktuar humbjen e sedimenteve dhe si rrjedhojë thellimin e lumit në anën sllovene, MJEDISET LUMORE (projekti filloi në vitin 2019, kur Vjosa ishte ende e kërcënuar nga ndërtimi i HEC-it) kishte për qëllim të projektonte sesi ndërhyrjet e planifikuara infrastrukturore në Vjosë mund të ndryshonin më tej peizazhin e saj lumor.

Referencat:

– Constantine, J.A. et al. (2014) Sediment supply as a driver of river meandering and floodplain evolution in the Amazon Basin. Nature Geoscience 7(12), pp. 899–903. doi:10.1038/ngeo2282.

– Graf, W., S. U. Pauls, S. Vitecek. 2018. Isoperla vjosae sp. n., a new species of the Isoperla tripartita group from Albania (Plecoptera: Perlodidae). Zootaxa 4370(2), pp. 171–179. doi.org/10.11646/zootaxa.4370.2.5

– Meulenbroek P., S. Shumka, F. Schiemer. 2018. First reconnaissance of habitat partitioning and fish diversity in the alluvial zone of the river Vjosa, Albania. Acta ZooBot Austria 155, pp. 177–186

– Katsoulakos, N., L. Papada, T. Vrazitouli, G. Palamas. 2019. Study on Renewable Energy Sources in the Aoos basin – beyond hydropower exploitation. Report by Pindos Perivallontiki.

– Sovinc, A. (2021) Protection study of the Vjosa River Valley based on IUCN protected area standards. IUCN, p. 40. Available at: https://portals.iucn.org/library/node/49471 (Accessed: 6 September 2021).