Mura - Petanjci

Zona e Petanjcit dhe Radencit është e njohur për burimet e pasura të ujit mineral dhe për traditën shekullore të banjave dhe pishinave termale. Në zonë ka më shumë se 20 burime aktive të ujit mineral, që kanë përmbajtje të lartë të dioksidit të karbonit natyror në ujë. Petanjski vrelec (Burimi i Petanjit) në bregun e djathtë të lumit Mura është shumë piktoresk, i dallueshëm nga burimi i kuq i zjarrtë që derdhet në Mura.

Kohët e fundit zona është bërë gjithnjë e më e famshme për ecje dhe çiklizëm. Ka shtigje të shumta ecjeje përgjatë lumit.

Në këtë zonë ekziston një traditë e fortë e ndarjes së tokës bujqësore në parcela. Zonat e mëdha përfshijnë gjithashtu një grumbull tokash të punueshme pranë lumit Mura. Ky akumulim është rezultat i drejtpërdrejtë i përftimit të tokës prej lumit përmes ndërhyrjeve të planifikuara. Një shembull i tillë kryesor është zona e Petanjcit, ku në njërën anë ekziston parcelimi tradicional dhe në anën tjetër janë fushat e konsoliduara që depërtojnë në zonën e rezervatit Natura 2000, sit ky me rëndësi për konservimin në Evropë.

Bretkosa mur (Rana arvalis) jeton në moçalet dhe ligatinat përgjatë lumit Mura, ku mbarështohet dhe krijon rrjetat e veta në cektësi. Ato u shmangen togave të punuara me bujqësi intensive.

Në këtë pjesë të Murës, veçanërisht ndërmjet Petanjcit dhe Gibinës, vihet re një ndryshim i dukshëm në përdorimin e tokës në kohë. Ndërsa intensiteti i punimeve bujqësore ndërmjet Petanjcit dhe Bakovcit është rritur, në dekadat e fundit vërehet një braktisje e dukshme e bujqësisë dhe ripyllëzim gradual natyror kah Doklezovja, Bistrica dhe Gibina. Në procesin e deagrarizimit dhe zvogëlimit të popullsisë bujqësore, toka e papunuar shpesh u jepet me qira fermerëve më të mëdhenj.

Ky imazh tregon rezultatet e klasifikimit të dy imazheve satelitore Landsat. Grafiku tregon se sipërfaqja bujqësore është ulur ndërmjet viteve 1984 dhe 2020, megjithëse ka ende shumë tokë të punueshme të kultivuar në rajonin e Petanjcit. Bimësia e gjelbër (kryesisht livadhe) dhe zonat urbane janë rritur, gjë që vjen edhe për faktin se në klasifikim janë përdorur sensorë të ndryshëm të imazheve satelitore (Landsat 5 dhe Landsat 8), duke treguar më shumë detaje. Sipërfaqet lumore dhe ujore nuk kanë ndryshuar dhe aq në këtë zonë gjatë një periudhe gati 40 vjeçare.

Ndryshimet në peizazh nuk u konfirmuan nga vëzhgimi dhe analiza e të dhënave historike të sensorëve në distancë, të cilat fokusohen në të dhënat hapësinore që e shohin tokën nga lart. Megjithatë, duke ndjekur rrëfimet e banorëve vendas, duke bërë punë në terren në zonë ose duke vëzhguar të dhënat në terren, mund të shihen qartë ndryshimet vertikale ose thellimi i lumit Mura përgjatë brigjeve të tij. Prandaj, disa nga ndryshimet hapësinore nuk janë të dukshme nga lart.

The following movie describes the processes of erosion and deepening of the riverbed of Mura. Cases of low water as a result of the construction of hydroelectric power plants in Austria are shown, as well as the accelerating effect of radical consequential regulation on long sections. Apart from erosion, a case of human activities transforming the river wetlands first into a gravel pit and, after its submersion into areas important for tourism and recreation.

Filmi i mëposhtëm përshkruan proceset e erozionit dhe thellimit të shtratit të lumit Mura. Tregohen raste të pakësimit të ujit si rezultat i ndërtimit të hidrocentraleve në Austri, si dhe efekti përshpejtues i rregullimit radikal konsekuent në seksione të gjata. Përveç erozionit, një rast i aktiviteteve njerëzore është të shndërruarit e moçaleve fillimisht në gropë zhavorri dhe pas mbushjes së saj me ujë, të kthyerit në zona të rëndësishme për turizëm dhe rekreacion.