Mura - Cershakut

Cershaku është vendbanim kufitar në veri të Sllovenisë. Ndodhet në një shpat, në jug të lumit Mura. Vendbanimi në gjuhën e folur quhet edhe “Cirbek”, që vjen nga emri gjerman i Cershakut (Zierberg), sepse shtrihet mbi kodër. Cershaku e mori emrin nga një lis, të cilin sllavët e quanin “cer”.

Cershaku është vendbanim kufitar në veri të Sllovenisë. Ndodhet në një shpat, në jug të lumit Mura. Vendbanimi në gjuhën e folur quhet edhe “Cirbek”, që vjen nga emri gjerman i Cershakut (Zierberg), sepse shtrihet mbi kodër. Cershaku e mori emrin nga një lis, të cilin sllavët e quanin “cer”.

FABRIKA E KARTONIT

Në jetën e fshatit dhe zhvillimin e tij ndikoi ndjeshëm fabrika e kartonit e ndërtuar 135 vjet më parë (në 1888). Me ndikimin e saj në të gjitha fushat e jetës, fabrika e kartonit në Cershak ishte forca lëvizëse e qytezës, prandaj quhej rregullisht “zemra e Cershakut”.

Në jetën e fshatit dhe zhvillimin e tij ndikoi ndjeshëm fabrika e kartonit e ndërtuar 135 vjet më parë (në 1888). Me ndikimin e saj në të gjitha fushat e jetës, fabrika e kartonit në Cershak ishte forca lëvizëse e qytezës, prandaj quhej rregullisht “zemra e Cershakut”.

Në vitet e para të saj, fabrika punësoi rreth 40 burra dhe 20 gra nga qytetet sllovene dhe austriake përreth. Në vitin 1930 punësoi rreth 120 njerëz, kryesisht banorë të Cershakut dhe rrethinave, ndërsa në kulmin e saj (mesi i viteve 1960) kishte rreth 400 punonjës. Fabrika ka funksionuar nga themelimi e deri më sot, me disa ndërprerje të shkurtra për shkak të zjarreve të viteve 1903 dhe 1908 dhe për shkak të dy luftërave botërore. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, fabrika ishte ende në funksion, por shumica e fuqisë punëtore ishin gra. Punëtorët e fabrikës u përfshinë pas të gjitha ngjarjeve në rinovimin e saj dhe shpejt e ngritën fabrikën sërisht në këmbë. 

 

Prodhimi i kartonit u rrit ndjeshëm përgjatë viteve 1945 (220 ton), 1950 (2200 ton) dhe 1970 (12000 ton), kur arriti kulmin e prodhimit. Lëndët e para – kryesisht druri – u morën fillimisht nga malet e Pohorjes dhe më vonë nga pyjet e tjera sllovene. Pas rikonstruksionit të parë të fabrikës në vitin 1963, u prezantua procesi i riciklimit të letrës së përdorur, që grumbullohej kryesisht nga të rinjtë dhe përpunohej në karton. Një rindërtim i dytë pasoi në vitin 1972, kur prodhimi bazë i kartonit u automatizua plotësisht.

Në vitin 1949, autoritetet donin ta mbyllnin fabrikën për shkak të vendndodhjes së saj në lumin Mura, vjetërsisë dhe konsumimit të makinerive dhe pajisjeve të tjera, por dështuan për shkak të ligjit për vetë-administrimin e punëtorëve që sapo kishte dalë. slogani i të cilëve ishte “Fabrika për punëtorët!”. Kështu, në vitin 1950, fabrika kaloi në duart e tyre, të cilët në vitet në vijim riparuan makineritë, rinovuan dhe rindërtuan ambiente të reja. 

Pas pavarësisë së Sllovenisë në vitin 1991, menaxhimin e fabrikës e mori ZSMS (Zveza socialistične mladine Slovenije – Lidhja e Rinisë Socialiste të Sllovenisë) dhe prodhimi i kartonit u ndal ngadalë në mesin e viteve 1990 për shkak të ndryshimeve të drejtuesve dhe për shkak të vjetërsisë. Makineritë e vjetra kishin dalë jashtë funksionit; nuk u ndërmor asnjë rinovim domethënës i fabrikës. Një pjesë e saj funksionon edhe sot, por që nga viti 2000 është pjesë e Fabrikës Paloma nga Sladki Vrh.

Pas pavarësisë së Sllovenisë në vitin 1991, menaxhimin e fabrikës e mori ZSMS (Lidhja e Rinisë Socialiste të Sllovenisë) dhe prodhimi i kartonit u ndal ngadalë në mesin e viteve 1990 për shkak të ndryshimeve të drejtuesve dhe për shkak të vjetërsisë. Makineritë e vjetra kishin dalë jashtë funksionit; nuk u ndërmor asnjë rinovim domethënës i fabrikës. Një pjesë e saj funksionon edhe sot, por që nga viti 2000 është pjesë e Fabrikës Paloma nga Sladki Vrh.

HIDROECTRALI (HEC) në Cershak

Ky hidrocentral i vogël është i vetmi mbi lumin Mura në Slloveni dhe ndodhet pranë fabrikës së kartonit për nevojat e saj që nga viti 1890. Në atë kohë, një dinamo 10.2 kË ishte lidhur me një nga turbinat e ujit për të siguruar energji elektrike të mjaftueshme për të vënë fabrikën në funksion. Cershaku u bë kështu vendi i pestë në Slloveni që kishte energji elektrike.

Ky hidrocentral i vogël është i vetmi mbi lumin Mura në Slloveni dhe ndodhet pranë fabrikës së kartonit për nevojat e saj që nga viti 1890. Në atë kohë, një dinamo 10.2 kË ishte lidhur me një nga turbinat e ujit për të siguruar energji elektrike të mjaftueshme për të vënë fabrikën në funksion. Cershaku u bë kështu vendi i pestë në Slloveni që kishte energji elektrike.

Midis viteve 1931 dhe 1932, u ndërtua një digë dhe kanali hyrës u zgjerua. Kjo siguronte rrjedhje të rregullt të ujit në shtratin e kanalit dhe kështu kishtete ujë të mjaftueshëm për të fuqizuar gjeneratorët që furnizonin motorët elektrikë të makinerive të prodhimit të kartonit. Në të njëjtën kohë, ndërtesa e turbinave të fabrikës po rinovohej dhe në vitin 1936 ishte planifikuar të fillonte ekskluzivisht prodhimin e energjisë elektrike. Diga u dëmtua rëndë gjatë Luftës së Dytë Botërore për shkak të sabotimeve nga trupat gjermane në tërheqje, por me ndihmën e brigadave dhe përkushtimin e fuqisë punëtore të fabrikës, diga u rindërtua menjëherë pas luftës. HEC-i u modernizua edhe në vitin 1955, kur fabrika zgjidhi problemin e fuqisë lëvizëse me një ndërtesë të re turbinash (foto).

Diga e restauruar nuk pati ndërhyrje serioze deri në vitin 1999, kur lumi Mura gërreu themelet dhe shkaktoi shembjen e pjesës qendrore të saj. Menaxhmenti i fabrikës në atë kohë vendosi të riparonte digën duke krijuar thjeshtë një “pendë” shkëmbinjsh dhe rëre, dhe duke prishur urën e portës së kanalit.

Që nga viti 2005, uzina menaxhohet nga Dravske elektrarne Maribor, e cila ka bërë rehabilitimin e plotë të saj. Sot, prodhimi i tij vjetor është 4.74 GËh.

Që nga viti 2005, uzina menaxhohet nga Dravske elektrarne Maribor, e cila ka bërë rehabilitimin e plotë të saj. Sot, prodhimi i tij vjetor është 4.74 GËh.

HISTORIA E CERSHAKUT

Në kohën e rënies së feudalizmit në 1848, kishte ende shumë sllovenë që jetonin përtej Murës, siç dëshmohet nga emrat e vendeve sllovene sot në Austri. Duke qenë se nuk kishte kufi në Murë, njerëzit jetonin në kontakte të pandërprera, ekonomike, sociale e të tjera, dhe u krijuan lidhje të panumërta familjare. Këtë e dëshmojnë ende mbiemrat e shumtë sllovenë në Austri dhe mbiemrat gjermanë në Slloveni.

Në vitin 1919, një kufi i përkohshëm shtetëror (vija demarkuese) u vendos përgjatë lumit Mura midis Mbretërisë së Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve dhe Austrisë gjermanike. Kjo nënkuptonte një ndryshim të madh, veçanërisht në aspektin tregtar, me të cilin popullsi u mësua gradualisht (përgjatë kufirit u organizuan roje të rregullta kufitare dhe shërbime kontrabande). Vendosja e kufirit në lumin Mura ndau jo vetëm Cershakun, por edhe fshatrat deri në Gornja Radgona.

Shumica e banorëve të Cershakut dhe rrethinave të tij kanë jetuar gjithmonë nga punimi i tokës. Ata kultivonin kultura që sot nuk rriten më, si liri, kërpi, gruri, meli, hikërrori dhe lulëkuqja. Buka piqej në shtëpi dhe shumë fermerë kishin mullinjtë e tyre të thjeshtë përgjatë përroit që derdhet në Mura afër fabrikës. Përndryshe, në zonë kishte shumë vreshtarë (viniçarji), një proletariat fshatar ky pa shtëpi e tokë të tyre, të cilët kujdeseshin për vreshtat e banorëve të qytezës rreth Cershakut. Në përgjithësi, ata ishin një klasë e pafavorizuar dhe në vështirësi për sa i përket pozitës dhe rolit të tyre shoqëror. Në fakt, ishin viniçarët ata që me punën e tyre të palodhur krijuan pasurinë dhe bukurinë e kësaj zone gjeografike (Slovenske gorice). Me ngritjen e dy fabrikave në fund të shekullit të kaluar, statusi i tyre shoqëror u përmirësua.

Në përgjithësi, fabrika kontribuoi shumë në modernizimin e Cershakut për sa i përket infrastrukturës. Si nga ana financiare, ashtu edhe me punën e palodhur të punëtorëve dhe banorëve të qytetit – ajo ndihmoi në elektrifikimin e Cershakut, furnizimin me ujë nëpërmjet ndërtimit të ujësjellësit, ndërtimin e rrugëve, shtëpive dhe blloqeve të banesave, një shkolle dhe objekte kulturore. Për shembull, rruga nga fabrika Sladkogorska në Shentilj u asfaltua në vitin 1964, e financuar dhe zbatuar kryesisht nga dy fabrikat. Në vitin 1958, kolektivi i fabrikës mbështeti rindërtimin e shkollës së vjetër gjermane dhe e pajisi dhe trajnoi atë me shpenzimet e veta. Në vitin 1973, me rritjen e popullsisë, në Cershak u ndërtua një kopsht fëmijësh me mbështetjen financiare të komunës dhe të fabrikës. Sidomos në vitet ’70 dhe ’80, një fshat i vogël pranë fabrikës u shndërrua në vendbanim për punëtorët e tij. Sot në Cershak jetojnë rreth 700 banorë.

Videoja tjetër e shkurtër etnografike tregon një histori për ndërveprimin apo lidhjen e njerëzve me lumin Mura. Tregohet nga Marija Dajčman, një grua 86-vjeçare që ka jetuar në Novine (dikur pjesë e Cershakut, tani pjesë e Shentiljit) që nga fundi i viteve 1950, për përvojat dhe kujtimet e saj të jetës pranë lumit Mura.

Shumë njerëz që jetojnë në këtë rajon kujtojnë ngjyrën e turbullt dhe veçanërisht erën e keqe të lumit Mura në të kaluarën, të shkaktuar nga hedhja e mbetjeve industriale, veçanërisht në Austri, përtej kufirit. Me kalimin e viteve aroma e Murës ka ndryshuar dhe sot vendasit thonë se ajo ka marrë ngjyrë jeshile smeraldi. Por edhe një herë, banorët e Cershakut janë përballur me  erë të keqe, por këtë radhë ajo vjen nga inceneratori në Kogal të Cershakut, e cila përpunon mbetjet biologjike dhe ndodhet në një ishull në Mura. Ekziston një iniciativë e fuqishme e qytetarëve vendas që kërkon mbylljen e saj (ose të fermës së mizave, siç quhet nga vendasit) për shkak të erës së padurueshme, insekteve, si dhe një sërë ndikimesh të tjera negative në burimet e ujit të pijshëm dhe mjedisin e vetë lumit Mura.

Inceneratori më i madh në Slloveni, me më shumë se 100,000 ton mbetje, ndodhet në një zonë mjedisore jashtëzakonisht të ndjeshme, vetëm pak metra nga bregu i kanalit të lumit Mura. Impianti ndodhet në një zonë të mbrojtur të biosferës përgjatë tij, i cili është sit i Natura 2000, por kjo nuk është marrë parasysh nga autoritetet gjatë dhënies së lejes mjedisore. Kështu, inceneratori përbën rrezik për ujin e pijshëm të banorëve përgjatë këtij lumi.

Referencat:

– Šeško, Anton. 1974. »1888-1973. Petinosemdeset let tovarne lepenke Ceršak« Izdala: Tovarna lesovine in lepenke Ceršak, ob 85-letnici tovarne, ZGP Pomurski Tisk

 

Marija Dajčman, personal intervieë

– Facebook group “Ceršak-Cirberg

– Glasilo občine Šentilj

– Dravske elektrarne

– Civilna iniciativa proti kompostarni v Ceršaku