Vjosa - Përmeti

Seksioni në rrjedhën e sipërme të lumit Vjosë, që shtrihet nga kufiri greko-shqiptar deri në grykën e Këlcyrës, ka gjarpërim (sinuozitet) relativisht të ulët, shtrat të cekët e të stabilizuar, me pjerrësi të ulët, pak fushë përmbytjeje dhe sekuenca pellgjesh.

Pas disa kilometrash shtrati i lumit ndryshon gradualisht. Në pjesën e sipërme, Vjosa përshkon qytetin e vogël të Përmetit.

Pas disa kilometrash shtrati i lumit ndryshon gradualisht. Në pjesën e sipërme, Vjosa përshkon qytetin e vogël të Përmetit.

Ky qytet njihet për “gurin e qytetit”, një olistolit gëlqeror në afërsi të lumit. Sipas gjeologëve, ky shkëmb 15 metra i gjerë e 25 metra i lartë, vjen nga Pllaka Tektonike Jonike dhe i përket periudhës së oligocemit.

Mendohet se shkëmbi është shkëputur nga mali Dhëmbel për shkak të një tërmeti para shek. IV. Në majë të tij ka rrënoja të kalasë, që datojnë midis shekujve IV dhe VI.

Gjatë Perandorisë Osmane, Përmeti u bë pjesë e sanxhakut të Gjirokastrës dhe më vonë e sanxhakut të Janinës. Gjatë kësaj periudhe ishte qendër administrative me treg dhe popullsia e saj u rrit gradualisht. Pavarësisht afërsisë me lumin, Përmeti dhe qytezat e tjera në pellgun e sipërm dhe të mesëm të Vjosës nuk kanë traditë peshkimi dhe lundrimi me varkë, për shkak të cektësisë. Peshkimi nisi vetëm në periudhën e regjimit komunist.

Megjithatë, prania e lumit dhe habitati i pasur i lejoi banorët të zhvillonin bujqësinë dhe transhumancën, që ende mbizotërojnë në luginën e Vjosës. Por pothuajse deri në fillim të regjimit komunist, banorët e lumenjve punonin në parcelat e vogla të tokave që i përkisnin. Në vitet 1960, pas reformës agrare nën regjimin komunist, parcelat private u kolektivizuan dhe kooperativat bujqësore ndërtuan kanalet vaditëse. Gjatë kësaj periudhe, fshatrat u elektrifikuan.

Ndërhyrjet relativisht të moderuara në lumë, së bashku me karakterin hidromorfologjik të rrjedhës së sipërme të tij, kanë sjellë ndryshime të vogla në lumë, të cilat vërehen edhe në analizën e Vëzhgimit të Tokës në një periudhë 40-vjeçare.

Analiza e të dhënave të Vëzhgimit të Tokës (EO) përkon ngushtë me rezultatet e hulumtimit cilësor, që niset nga kërkimi afatgjatë antropologjik në terren (nga viti 2016 e deri më sot) dhe intervistat gjysmë të hapura të kryera midis viteve 2021 dhe 2022 me banorë të fshatrave dhe qyteteve përgjatë Vjosës, si Përmeti. Në intervista, atyre iu kërkua të shënonin ndryshimet në hartën satelitore të Google. Ngjashëm me analizën e të dhënave të OE, banorët e Përmetit nuk perceptojnë ndonjë ndryshim të rëndësishëm në rrjedhën e lumit apo në mjedisin lumor.

Megjithëse pellgu i sipërm ujëmbledhës i Vjosës është më pak dinamik se ai i mesëm dhe i poshtëm, mënyra e jetesës së përmetarëve është përshtatur me dinamikën e lumit, që manifestohet përmes biohabitatit të pasur, transportit të fuqishëm të sedimenteve dhe përmbytjeve të papritura. Ky pellg siguron ujë për tokat bujqësore, bimët, kopetë dhe vetë njerëzit. Por lumi sa jep, aq edhe merr.

Përmetarët e moshuar thonë shpesh që Vjosa ka nevojë për viktim sepse “çdo vit merr dy – tre jetë”. Gjatë periudhave të shirave të dendur në dimër, lumi mund të fryhet shumë, rryma e tij bëhet e fortë dhe e egër, duke përmbytur fusha dhe shtëpi dhe duke rrjedhur nëpër rrugë e rrugica. Mund të marrë jetë njerëzish dhe sendet e tyre me vlerë. Më vonë, në verë, ai qetësohet e paqtohet përsëri dhe fton fëmijët të notojnë në ujërat e tij, duke paralajmëruar një periudhë gëzimi veror.

“Vjosa është jeta jonë”, thonë shpesh përmetarët, që do të thotë se është pjesë e patjetërsueshme e botës së tyre jetësore dhe si e tillë gjeneron hapësirë-kohën e tyre.

“Vjosa është jeta jonë”, thonë shpesh përmetarët, që do të thotë se është pjesë e patjetërsueshme e botës së tyre jetësore dhe si e tillë gjeneron hapësirë-kohën e tyre.

Përmeti është një krahinë me rol të rëndësishëm në historinë kulturore shqiptare, duke qenë vendlindja e tre vëllezërve Frashëri, të njohur për ndikimin e fuqishëm intelektual në jetën politike, kulturore, letrare e gjuhësore të gjysmës së dytë të shek XIX e tyre politike dhe letrare. Abdyl Frashëri ishte një nga themeluesit dhe udhëheqësit e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në vitet 1878-1881. Naim Frashëri është autor i librave të parë shqip dhe mbështetës i shkollës së pare laike shqipe në Korçë më 1887, kurse Sami Frashëri është themeluesi i Shoqërisë Shqiptare në vitin 1879.

Përmeti është një krahinë me rol të rëndësishëm në historinë kulturore shqiptare. Në fshatin Frashër duke qenë vendlindja e tre vëllezërve Frashëri, të njohur për ndikimin e fuqishëm intelektual në jetën politike, kulturore, letrare e gjuhësore të gjysmës së dytë të shek XIX e tyre politike dhe letrare. Abdyl Frashëri ishte një nga themeluesit dhe udhëheqësit e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në vitet 1878-1881. Naim Frashëri është autor i librave të parë shqip dhe mbështetës i shkollës së pare laike shqipe në Korçë më 1887, kurse Sami Frashëri është themeluesi i Shoqërisë Shqiptare në vitin 1879.

Today, Përmet has about 20,000 inhabitants (Regjistri Civil 2019) and is famous for culinary tourism, herbal medicine (due to its proximity to the Trebeshinë-Dhëmbel-Nemërçkë mountain range) and roses, which is why the city is often called the city of roses – qyteti trandafileve.

Sot Përmeti numëron rreth 20.000 banorë (Regjistri Civil 2019) dhe është i famshëm për turizmin kulinar, mjekësinë bimore (për shkak të afërsisë me vargun malor Trebeshinë-Dhëmbel-Nemërçkë) dhe trëndafilat, arsye kjo pse shpesh quhet qyteti i trëndafilave.

Në afërsi të tij ndodhet parku kombëtar i Bredhit të Hotovës, i njohur për biodiversitetin dhe burimet termale të Bënjës, të famshme për turizmin mjekësor. Sipas Departamentit Bashkiak të Turizmit, qyteti ka një potencial të lartë për turizëm të qëndrueshëm në shkallë të vogël.

Burimet termale të Bënjës ndodhen në bashkimin me degën Bënjë, që të shpie në grykën e gjerë të Langaricës me burimet e saj të shumta termale, duke ofruar një nga banjat e rralla termale në ajër të hapur në Evropë.

Por duket se kjo nuk do të zgjasë shumë, pasi që nga viti 2015 dega Bënçë është rrethuar nga diga hidroelektrike.

Diga do të prekë grykën e Langaricës duke ndaluar transportin e sedimenteve dhe duke shkaktuar humbje uji në degën e Bënçës. Kjo do të prekë edhe lumin Vjosë.

Diga do të prekë grykën e Langaricës duke ndaluar transportin e sedimenteve dhe duke shkaktuar humbje uji në degën e Bënçës. Kjo do të prekë edhe lumin Vjosë.

Më në jug, Vjosa rrjedh përmes grykës së Këlcyrës, që karakterizohet nga gjarpërimi i ulët, ankorimi i mirë dhe raporti i ulët thellësi-gjerësi.

Më në jug, Vjosa rrjedh përmes grykës së Këlcyrës, që karakterizohet nga gjarpërimi i ulët, ankorimi i mirë dhe raporti i ulët thellësi-gjerësi.